Site icon Telegrafi

Mourinho flet për 115 akuzat e Man Cityt dhe pretendon se Man Utd mund të fitojë titullin në sezonin kur ai ishte trajner

Trajneri legjendar, Jose Mourinho ka folur për 115 akuzat e Fair Play Financiarit të Manchester Cityt përpara takimit të tij në Ligën e Evropës me Manchester Unitedit të enjten.

Në shkurt 2023, Cityt iu dorëzuan 115 akuza, duke pretenduar se ata kishin thyer rregullat e financiare të Ligës Premier gjatë një periudhe nëntëvjeçare midis 2009 dhe deri në 2018.

Gjyqi zyrtar në lidhje me akuzat filloi të hënën, më 16 shtator dhe, ndërsa mbetet për t’u parë se si do të zhvillohet gjyqi, shumë kanë spekuluar se me çfarë lloj dënimi mund të përballet City nëse shpallen fajtorë.

Dhe përpara rezultateve zyrtare, të cilat pritet të arrijnë deri në fillim të vitit 2025, Mourinho ka folur për akuzat e Cityt dhe se si mund të ndikojë tek ai.

Mourinho, i cili aktualisht drejton skuadrën turke Fenerbahce, do të përballet me ish-klubin e tij United në një ndeshje emocionuese në Ligën e Evropës të enjten.

Përpara ndeshjes, trajneri portugez u pyet nëse ai mendon se United është më i mirë apo më i keq se kur ai drejtoi klubin midis 2016 dhe 2018.

Në përgjigje, 61-vjeçari u duk se synonte Cityn, duke iu referuar 115 akuzave të tyre.

“Siç e dini, ne fituam Ligën e Evropës, përfunduam të dytin në Ligën Premier”.

“Mendoj se ne kemi ende një shans për të fituar atë ligë, sepse ndoshta ata e ndëshkojnë Man Cityn me pikë, dhe ndoshta ne e fitojmë atë ligë. Pastaj ata duhet të më paguajnë bonusin dhe të më japin medaljen time”, ka thënë Mourinho. /Telegrafi/

Exit mobile version