Jose Mourinho nuk ishte i kënaqur me ndeshjen e sotme, teksa thekson se objektivi i vetëm i skuadrës së tij është të dalin kampion.
Trajneri portugez nuk është ndarë i kënaqur nga fitorja në minutën e fundit ndaj Hull Cityt.
Megjithatë, Mourinho pret që skuadra të përmirësohet pasi objektivi i vetëm është fitimi i titullit në Ligën Premier.
“Ne nuk po tregojmë vazhdimësi, por mendoj se do të bëjmë më shumë në muajt e ardhshëm”, ka deklaruar Mourinho pas ndeshjes, transmeton Telegrafi.
“Ne kemi vetëm një objektiv. Për të përfunduar si kampionë të Ligës Premier”, përfundoi trajneri portugez. /Telegrafi/