Telegrafi

Mourinho: Fitore e merituar

Jose Mourinho e ka cilësuar si fitore me meritë ndeshjen e sotme ndaj Zoryas në Ligën e Evropës.

Trajneri portugez i “Djajve të Kuq’ është parë i lumtur pas ndeshjes, pasi ka deklaruar se skuadra e tij ka shënuar një fitore me meritë, pasi kundërshtari ishte i mirë organizuar në mbrojte.

“Ne merituam fitoren. Ne u përpoqëm për të fituar”, ka deklaruar fillimisht Mourinho pas ndeshjes.

Lexo po ashtu “Futbolli është mbushur plot me Ajnshtajna”

“Por, ishte e vështirë. Ata ishin shumë mirë të organizuar në mbrojtje”, përfundoi trajneri portugez.

Ndryshe, fitorja e United ndaj Zoryas do t’ia ngrish moralin skuadrës, pasi kohëve të fundit kanë pasur luhatje në formë. /Telegrafi/