Telegrafi

Mourinho fiton 26 milionë euro me rastin e shkarkimit nga United

Jose Mourinho (Getty Images)

Ka përfunduar papritmas periudha e qëndrimit të Jose Mourinhos te Manchester United.

Portugezi nuk i ka mbijetuar mallkimit të sezonit të tretë dhe pas disa muajsh spekulimesh, klubi anglez ka njoftuar këtë mëngjes se e ka larguar nga pozita e trajnerit të Djajve të Kuq.

Lamtumira nga stoli i Old Traffordit do të thotë një kompensim të majmë për njeriun nga Setubali i Portugalisë.

Sipas informatave të publikuara në javët e fundit, marrëveshja e Mourinhos do të arrijë në 26 milionë euro.

Mou vetë ka lënë të kuptohet në shtatorin e kaluar se kishte një klauzolë të lartë të largimit nga puna.

Lexo po ashtu Lakohet emri i parë për trajner të Unitedit pas shkarkimit të Mourinhos

“Ata thonë se unë jam në rrezik, por unë nuk mendoj kështu. Ata duhet të më paguajnë shumë nëse më largojnë”, kishte thënë portugezi

Ndryshe, në vitin 2015, 55-vjeçari ka fituar 25.7 milionë euro pas shkarkimit nga Chelsea. /Telegrafi/