Jose Mourinho analizoi fitoren prej 2-0 të Romës kundër Real Sociedad në Ligën e Evropës duke thënë se në një moment ai mendoi për Serge Gnabry, Sadio Mane dhe Leroy Sane të Bayern Munichut, duke thënë se njëri prej tyre do t’i mjaftonte.
Giallorossi siguruan një fitore të madhe në Olimpico në ndeshjen e parë.
Stephan El Shaarawy luajti në krahun e majtë në formacionin 3-5-2 dhe shënoi golin e parë në ndeshje, ndërsa Leonardo Spinazzola ishte në bankë. Portugezi shpjegoi pse zgjodhi të luajë kështu.
“Ishte një zgjedhje strategjike dhe taktike. Nuk ishte e lehtë për të zgjedhur, sepse kisha vetëm një sulmues në stol, duke qenë se Ola Solbakken nuk është në listën e Ligën e Evropës”.
“Kundër PSG-së, Bayern Munich kishte Gnabry, Mané dhe Sané në stol, vetëm një prej tyre do të më mjaftonte. Kështu, unë mund të kisha zëvendësuar Dybalan dhe ndoshta të shënoja një gol më shumë”, deklaroi Jose Mourinho.
Jose Mourinho's home record in the Europa League 🤩 pic.twitter.com/dVwycPYGuc
— GOAL (@goal) March 9, 2023
El Shaarawy tani ka shënuar katër gola në 27 paraqitje në të gjitha garat. Goli i tij kundër Real Sociedad ishte i pari në Ligën e Evropës këtë sezon. /Telegrafi/