Menaxheri i Manchester Unitedit, Jose Mourinho, pranon se ai pëlqen të ketë Marouane Fellaini në skuadër edhe nëse nuk luan.
Fellaini është një lojtar i Manchester United që kur David Moyes nënshkroi me atë nga Evertoni për 27 milionë funte katër vjet më parë.
Por, për dallim nga koha e Moyes kur luante rregullisht, belgu tani po ka minuta më pak nën drejtimin e Mourinhos, i cili ka insistuar t se Unitedi është një skuadër më e fortë me të në gjirin e saj.
“Ndihem më i dobët pa Fellaini në skuadër, nuk ka rëndësi nëse është në fushë apo në stol”, ka thënë fillimisht Mourinho.
“Nëse forma e tij përmirësohen, ai do të zgjidhet, kam nevojë për të”.
“Ai është një lojtar i rëndësishëm për mua, shumë më i rëndësishëm sesa mund ta imagjinoni”, përfundoi Special One. /Telegrafi/