Telegrafi

Mourinho është konfrontuar me gjyqtarin në tunel pas humbjes së Romës nga Bologna

(Foto: ASRoma.com)

Jose Mourinho thuhet të jetë konfrontuar me gjyqtarin Luca Pairetto në tunelin drejt zhveshtores pas humbjes së Romës nga Bologna të mërkurën mbrëma.

Sipas Corriere dello Sport, portugezi nuk ishte aspak i kënaqur lidhur me vendimet ku u përfshinë Tammy Abraham, Nicolo Zaniolo e Rick Karsdorp.

Abraham dhe Karsdrop u ndëshkuan me kartonë të verdhë, ashtu që do të mungojnë në ndeshjen e fundjavës kundër Interit.

Në anën tjetër, Zaniolo u ndëshkua me dyshimin për simulim dhe kjo madje e nxiti Mourinhon të thoshte se italiani duhet të largohet nga Serie A për shkak të mungesës së mbrojtjes nga gjyqtarët.

Lexo po ashtu Mourinho i dëshpëruar me futbollin në Itali, e këshillon yllin të skuadrës të largohet nga Roma

“Më duhet ta shpik formacionin të shtunën. Fatmirësisht, e zëvendësova Gianluca Mancinin. Përndryshe, edhe ai ka mundur të ndëshkohet”.

“Do ta mbyll me një vrojtim. Dua të them diçka që ndoshta është kundër interesave të mira. Po të isha, Nicolo Zaniolo, do të filloja të mendoj se ndoshta loja në Serie A nënkupton se gjërat mund të shkojnë kundër meje”, kishte deklaruar Mourinho. /Telegrafi/