Telegrafi

Mourinho emëron katër skuadrat që mund ta fitojnë Ligën Premier, përfshirë skuadrën ‘B’ të Cityt

Jose Mourinho nuk beson se ish-klubet e tij, Manchester United dhe Chelsea, mund ta fitojnë Ligën Premier në këtë sezon.

Trajneri 56-vjeçar aktualisht është i papunë, mirëpo në sezonin e ri do të jetë analistë i përballjeve kryesore në ligën anglezë, ndërsa sot (11 gusht) do ta analizojë përballjen në mes të Manchester Unitedit dhe Chelseat që zhvillohet në Old Trafford.

Portugezit i janë bërë një numër i madh i pyetjeve nga panelistët të pranishëm për të diskutuar rreth përballjes së Djajve të Kuq me The Blues, e në mes të tjerash është pyetur se kush mund ta fitojë titullin e Ligës Premier në sezonin 2018/19.

“Katër skuadra. Manchester City, Tottenham Hotspur, Liverpool dhe Manchester City ‘B'”, ka thënë fillimisht Mourinho.

Lexo po ashtu Mourinho po rikthehet në Ligën Premier, por jo si trajner

“Kur e shikojë bankën rezervë të Cityt dhe shikoj se çfarë lojtarë nuk janë në XI shartuese më befason, mendoj se edhe skuadra B e tyre mund ta fitojë titullin”, ka shtuar portugezi.

Pep Guardiola në fitoren 0-5 ndaj West Ham Unitedit, në bankar rezervë kishte lojtarë si, Claudio Bravo, Joao Cancelo, Nicolas Otamendi, Ilkay Gudogan, Bernardo Silva, Phil Foden dhe Sergio Aguero, që do të thotë se ata kanë dy skuadra. /Telegrafi/