Telegrafi

Mourinho: E vetmja gjë që ka rëndësi është Ibra të jetë mirë

Getty Images

Trajneri i Manchester Unitedit, Jose Mourinho, ka folur për lëndimin e Zlatan Ibrahimovicit.

Tekniku portugez ka thënë se shpreson për një shërim sa më të mirë pasi lëndimi ishte shumë i rëndë dhe i vështirë.

Lexo po ashtu Mourinho tregon pse i duartrokiti tifozët e Anderlechtit

“Sinqerisht nuk më intereson në qoftë se Ibrahimovic kthehet të luajë për ne, apo jo”.

“E vetmja gjë që ka rëndësi është se rimëkëmbja më e mirë dhe që ai të jetë në rregull”.

“Një lëndim si ai është i vështirë për t’u kapërcyer, sidomos në moshën e tij”, ka thënë Mourinho. /Telegrafi/