Telegrafi

Mourinho e thotë edhe pas humbjes nga Leicesteri: Tottenhami ishte skuadra më e mirë

(Foto: Screenshot/Sky Sports)

Humbja e Tottenham Hotspur nga Leicester City nuk e tregoi realitetin e lojës – ka thënë Jose Mourinho.

Spursat pësuan humbjen e dytë radhazi në Ligën Premier, ndërsa trajneri nuk ka mundur të pajtohej me atë që ndodhi.

Penalltia e Jamie Vardy dhe autogoli i Toby Alderweireld ia siguruan tri pikë Leicesterit, ndërsa 57-vjeçari ka thënë se të dy golat erdhën në kundërshtim me atë që po ndodhte në fushë.

“Në bazë të rezultatit duket sikur kundërshtari e kishte gjithë kontrollin ose se kundërshtari ishte më i mirë se ne, por ky nuk ishte realiteti”.

“Paraqitja jonë nuk ishte e mirë, mirëpo ndeshja nuk ishte sikur ata merituan të fitonin dhe ne merituam të humbnim”, ka thënë Mourinho për Sky Sports.

Lexo po ashtu Mourinho tregon fjalët që ia tha Kloppit në fund të ndeshjes

Kujtojmë që edhe pas sfidës ndaj Liverpoolit, portugezi i kishte thënë Jurgen Kloppit se humbi skuadra më e mirë, deklaratë që u bë sensacion në mediat sportive. /Telegrafi/