Site icon Telegrafi

Mourinho: E ndjeva obligim të pranojë largimin e Rooneyt drejt Evertonit

Rooney sa ishte pjesë e Man Utd

Jose Mourinho ka deklaruar se nuk kishte zgjedhje tjetër pos të pranonte largimin e Wayne Rooneyt, pasi anglezi kërkoi kthimit e tij në Everton pas 13 viteve të jashtëzakonshme te Manchester Unitedi.

Menaxheri i Manchester Unitedit ka thënë se u ndjeu nevojën për të pranuar kërkesën e 31-vjeçarit për t’u kthyer në klubin e tij të fëmijërisë pas sezonit të tij të 13-të në Old Trafford.

Lexo po ashtu Zyrtare: Rooney te Evertoni (Foto)

Rooney u njoftua zyrtarisht nga klubi Merseyside të dielën si transferimi i ri, duke i dhënë fund një karriere jashtëzakonisht të suksesshme për Djajtë e Kuq.

“Nuk është sekret që unë kam qenë prej kohësh një admirues i Rooneyt, ai ka qenë një model profesionisti gjatë gjithë kohës së tij në klub dhe do të mbetet në librat e historisë për shumë vite të ardhshme”, ka thënë fillimisht Mourinho në një deklaratë të postuar në faqen zyrtare të Unitedit.

Lexo po ashtu Rooney thyen rekordin shumë vjeçar, bëhet golashënuesi më i mirë në histori të Unitedit

“Nuk është kurrë e lehtë të shohësh një lojtar të madh që luan më pak futboll sesa ai donte dhe nuk mund të qëndroja në rrugën e tij kur ai kërkoi të kthehej në Everton”.

“Përvoja, fokusi dhe vendosmëria e tij do të mungojnë dhe i uroj atij më të mirat në të ardhmen”, përfundoi trajneri portugez. /Telegrafi/

Exit mobile version