Telegrafi

Mourinho: E merituam fitoren, ishim fenomenal

Trajneri i Manchester Unitdit, Jose Mourinho, ka folur pas fitores ndaj Crystal Palace.

Portugezi u shpreh i kënaqur me paraqitjen ekipore, posaçërisht atë të Zlatan Ibrahimovicit.

“Ne ishim skuadra më e mirë. E merituam fitoren, e kishim kontrollin në 20 minutat e fundit, dominuam çdo gjë”

“Ibra dhe Pogba? Të dy ishte fenomenal, por mua më pëlqeu ajo që Ibra bëri pas golit. U kthye në mbrojte, qetësoi dhe kontrolloi çdo gjë”.

“Jemi duke luajtur mirë takim pas takimi, sot të gjithë ishin fenomenal”, ka thënë Mourinho. /Telegrafi/