Trajneri i Romës, Jose Mourinho e ka krahasuar Victor Osimhenin me Didier Drogban dhe pranon se do ta transferonte nëse do të ishte në një klub që ka financa të mëdha, por gjithashtu kishte një paralajmërim për sulmuesin e Napolit për jetën në Ligën Premier.
Reprezentuesi nigerian e rriti numrin e golave në garën për Capocannoniere në 14-të këtë sezon në Serie A në fitoren ndaj Romës.
Duke folur në një konferencë për shtyp pas humbjes 2-1 të Romës në Stadio Maradona, Mourinho u pyet për Osimhen në krahasim me një lojtar me të cilin ka punuar në Chelsea, legjendën Drogba.
“Ai është i të njëjtit nivel me Drogban, por Didier nuk simulonte”, u përgjigj portugezi.
“Nëse Victor ndryshon, atëherë është në rregull. Do ta blija nëse do të isha në një klub me shumë para. Megjithatë, nëse ai do të shkojë në Angli një ditë, ai duhet të ndryshojë, sepse në Itali ata e durojnë këtë lloj sjelljeje, ndërsa në Ligën Premier, do ta ulnin ashpër atë”.
Special One ka folur edhe me Osimhen pas ndeshjes.
“I thashë se ai shënoi një gol të mrekullueshëm dhe duhet të ndalojë simulimin. Goli i tij ishte fantastik, ai bëri të njëjtën gjë kur u takuam në fillim të këtij sezoni, kështu që ai është një lojtar fantastik. Por, ai nuk duhet të simuloj”, vazhdoi Mourinho. /Telegrafi/
#Roma, #Mourinho: "Il #Napoli vincerà lo scudetto, ma risultato ultra-immeritato! Ad #Osimhen ho detto che non deve tuffarsi sempre. Paragoni con #Drogba? Il livello è quello, ma Didier non si tuffava. Se avessi un club con tanti soldi, lo comprerei"https://t.co/pWnyuWtyA4
— Claudio Russo (@claudioruss) January 29, 2023