Telegrafi

Mourinho: Duam triumfin në derbi, na duhen pikët për pozitën e dytë

Romelu Lukaku dhe ose Mourinho duke folur për taktikat gjatë ndeshjes - Foto: GettyImages

Dita e sotme do të jetë ditë feste në Manchester, pasi dy skuadrat më të mëdha të këtij qyteti City dhe United do të luajnë mes vete.

Stadiumi legjendar Old Traford do të presë dy rivalët e vjetër por që mund të ketë festë titulli nga rivalët e Unitedit.

E për t’ia prishur festën e titullit të kampionit kushërinjve, Djajtë e Kuq duhet të marrin tri pikë nga kjo sfidë.

Trajneri i United, Jose Mourinho ka deklaruar se do të luftojnë për fitore pasi i nevojitën pikët për pozitën e dytë.

“Ne ende jemi të motivuar për ta mbyllur sezonin në katërshen e parë pasi matematikisht ende asgjë nuk është siguruar”, ka thënë Mourinho.

“Kemi krijuar një shkëputje të mirë ndaj rivalëve por ende asgjë nuk ka përfunduar. Objektivi ynë kryesor mbetet të jemi brenda top katërshes”.

Mourinho dhe Pogba

Mourinho tha se me pikët që ka grumbulluar skuadra e tij do të duhej të luftonin për titullin e kampionit.

“Me pikët që kemi grumbulluar deri më tani është dashur të jemi duke luftuar për titull, por City ka grumbulluar shumë më tepër pikë”.

“Ne do të futemi në ndeshje për të kërkuar fitoren pasi na nevojitën pikët për të siguruar vendin e dytë”, përfundoi Mourinho.

Ndeshja mes Manchester United dhe Manchester City do të zhvillohet nga ora 18:30. /Telegrafi/