Jose Mourinho është i etur që sa më parë të kthehet Liga Premier dhe mohoi çdo pretendim tjetër të mediave që ai ka kërkuar shtyrjen.
Trajnerët e Ligës Premier morën pjesë në një takim të mërkurën dhe disa prej tyre shfaqën shqetësimin për rikthim.
Megjithatë, trajneri i Tottenham ka thënë se nuk është një nga ta dhe pret të nis sezoni.
“Unë nuk kam kërkuar asnjë vonesë”.
“Unë dua të stërvitem dhe dua që Liga Premier të kthehet sa më shpejt, veçanërisht kur tani ne po shohim liga të tjera që po përgatiten për tu kthyer në aksion”.
Mourinho ishte futur në telashe javët e para të pandemisë, kur doli dhe mbikëqyri disa seanca stërvitore me disa lojtarëve të tij.
“Unë jam jashtëzakonisht krenar për mënyrën se si lojtarët e mi e kanë ruajtur formën e tyre”, ka thënë Jose Mourinho. /Telegrafi/