Site icon Telegrafi

Mourinho drejton stërvitjet i shtrirë në karrige (Foto)

Trajneri i Manchester Unitedit, Jose Morinho ka ‘dëshmuar’ qartazi se ndeshja e fundit e Ligës Premier Ligës nuk i intereson aspak.

E gjithë kjo pasi që mendjen e ka në përgatitjen e strategjisë për finalen e Ligës së Europës përballë Ajaxit.

Gjatë stërvitjes së djeshme për përballjen me Crystal Palacen, ‘Speciale One’ është shtrirë në stol për t’u qetësuar, duke u shfaqur i painteresuar për gjendjen e skuadrës në prag të takimit përmbyllës të këtij sezoni në kampionatin anglez.

Ndryshe, United dhe Palace do të takohen nesër (e diele) me fillim në ora 16:00. /Telegrafi/

Exit mobile version