E ardhmja e Jose Mourinhos duket se do të jetë larg kryeqytetit italian Roma.
Trajneri portugez po kalon vitin e tij të dytë në kryeqytetin italian dhe pritet të largohet në fund të sezonit edhe pse ka kontratë edhe për një vit tjetër.
Mediat në Francë e kanë bërë fakt të kryer që Mourinho do ta marrë drejtimin e kampionit në fuqi të Ligue 1, Paris Saint Germain.
Ndërkohë La Gazzetta dello Sport ka raportuar se drejtuesit e Romës nuk po rrinë duarkryq dhe kanë menduar për trajnerin e ri që do ta zëvendësojë portugezin në Olimpico.
Antonio Conte mbetet favoriti kryesor dhe njëherit trajneri më i dashur nga publiku që ta marrë drejtimin e Romës.
Por pas Contes në radhë është Roberto de Zerbi i cili po bën punë të mrekullueshme në Ligën Premier me Brightonin, derisa ka bërë mirë sa ishte edhe në Serie A me Sassuolon.
Dy emrat e tjerë në listën e Giallorosëve janë edhe Thiago Motta që po bën mirë si trajner i Bolognës si dhe portugezi Ruben Amorim që aktualisht e udhëheq Sportingun e Lisbonës.
Gjithsesi këta janë vetëm disa opsionet për ta zëvendësuar Jose Mourinhon, i cili vendimin përfundimtar do ta marrë në fund të sezonit. /Telegrafi/