Site icon Telegrafi

Mourinho dorëzohet për titull: Duhet të luftojmë për vendin e dytë

Pas humbjes ndaj Tottenhamit, Jose Mourinho, është dorëzuar për titullin e kampionit në Ligën Premier.

Sipas trajnerit portugez  titulli tanimë i takon Manchester City.

Kjo pasi diferenca është 15 pikë me skuadrën e Guardiolas, kur kanë mbetur edhe 13 javë deri në fund të kampionatit.

Manchester United të kënaqur me vendin e dytë

Special One e din që shkrija e kësaj epërsie është e pamundur.

“United duhet të provojë ta mbyllë sezonin në vendin e dytë. Beteja është e hapur për vendin e dytë, të tretë, të katërt, të pestë dhe të gjashtin, sepse për vendin e parë çështja është mbyllur”, ka thënë Mourinho.

Manchester City titullin në xhep

Ai foli në konferencë për shtyp para ndeshjes me Huddersfield Town.

Do të jetë viti i dytë që Mourinho mbetet pa titull. /Telegrafi/  

Exit mobile version