Telegrafi

Mourinho më i dobët se Van Gaal dhe Moyes në Old Trafford (Foto)

Manchester United po kalon një na periudhat më të errëta të historisë.

Jo në aspektin e organizimit, pasi mbetet klubi më i fuqishëm anglez në aspektin organizativ dhe financiar.

Por, rezultatet janë ato që kanë goditur shumë klubin nga Old Trafford.

As kalimi i Jose Mourinhos në impiantin legjendar nuk ka ndikuar që rezultatet të përmirësohen.

Madje, ekziston edhe rënie në ndeshjet në shtëpi.

Ishte më i madhi i Unitedit, Ferguson, ai që fitoi 75 për qind të ndeshjeve në shtëpi, teksa i dyti pas tij është Van Gaal me 68 për qind.

David Moyes në vendin e tretë me 44 për qind irritoi tifozët e Unitedit dhe me ardhjen e Mourinhos u mendua se ndeshjet si vendas nuk do të ishin problem, shkruan Telegrafi.

Megjithatë, Jose Mourinho ka një për qindje më të ulët që gjysmë shekulli te Manchester United me vetëm 38 për qind të ndeshjeve të fituara në shtëpi.

Manchester United me humbjen e fundit në Old Trafford të pësuar nga Evertoni i ka zbehur tej mase gjasat për një kualifikim në Ligën e Kampionëve.

Shpresa e vetme për plasman në Ligën e Kampionëve dhe për trofe për Djajtë e Kuq mbetet Europa League, aty ku Djajtë konsiderohen edhe ndër favoritët kryesorë për të triumfuar. /Telegrafi/