Javier Hernandez apo i njohur si “Chicharito” u largua nga Manchester Unitedi për te Bayer Leverkusen në vitin 2015, por trajneri aktual i Djajve të Kuq, Jose Mourinho, do dëshironte ta kishte tani në ekip.
Reprezentuesi meksikan lulëzoi nën drejtimin e Sir Alex Fergusonit, por as David Moyes dhe as Louis van Gaal nuk e vlerësuan atë, me këtë të fundit që e largoi atë drejt Bundesligës.
Por, trajneri aktual i Djajve të Kuq, Mourinho ka pranuar më parë se ai kurrë nuk do të shiste Hernandezin nëse do kishte qenë në krye të klubit në atë kohë.
Ish-trajneri i Chelsea dhe Interin beson se sulmuesi meksikan do të kishte 20 gola për sezonin e tashëm nën drejtimin e tij.
“Ne kemi disa lojtarë që me të vërtetë nuk janë lojtarë që e duan golin”, ka thënë fillimisht Mourinho për mediat angleze.
“Ata janë lojtarë të mirë, ata janë lojtarë kreativ, ata mund të krijojnë, por, natyrisht, ata nuk janë lloj i futbollistit që është një vrasës”, përcjell Telegrafi.
“E jap një shembull të thjeshtë. Në mënyrën se si ne luajmë në Old Trafford, në mënyrën se si ne dominojmë kundërshtarët, në mënyrën se si luajmë në zonë, unë mendoj se Chicharito [Hernandez] shumë lehtë do t’i kishte 20 gola”.
“Edhe nëse do të vinte nga stoli për vetëm 10 ose 20 minuta, ai do të kishte 20 gola. Ai është djalosh që, natyrisht, topi i vjen atij, gjuan këtu, gjuan atje dhe në fund e gjen golin”, përfundoi “Special One”. /Telegrafi/