Burnley ka treguar se mund të luajë për vendet që çojnë në garat evropiane.
Është Mourinho ai që ka bërë këto pohime në prag të duelit të skuadrës së tij me klubin e papërshtatshëm.
“Nëse objektivi ishte mbijetesa, mendoj se ky synim tash është në xhep dhe është nën kontroll”.
“Nëse synimi është të përfundohet në top 10, ata do ta bëjnë këtë. Nëse synimi është të luftojnë për garat evropiane, ata janë klub që kanë të drejtë ta bëjnë këtë, kështu që do të jetë kundërshtar i vështirë”.
“Nëse krahasoni atë që ata po bëjnë me synimet paraprake, është sezon shumë i mirë për ta”, theksoi Mourinho.
Vetëm City, Chelsea dhe United kanë pranuar më pak gola se Burnley (15) këtë sezon.
“Ata pranuan tri gola në ndeshjen e fundit, por ata janë fantastik dhe mbrhoen mirë. Të gjithë e dinë se si luajnë, nëse prisni që ata të luajnë bukur, ata nuk bëjnë këtë gjë”.
“Por, nëse flisni për synimin direkt, pragmatik, me lojën me forcat e tyre, mendoj se ata dinë të bëjnë lojë shumë të mirë”, përfundoi Mou. /Telegrafi/