Telegrafi

Mourinho i bindur se do të drejtoj klubin anglez

Jose Mourinho është i bindur që do ta marrë drejtimin e Manchester Unitedit nga sezoni i ardhshëm, pavarësisht se spekulohet se Louis van Gaal do të mbetet në klub.

Kështu kanë bërë të ditur disa burime të afërta me portugezin për ESPN FC, gazetë e cila shkruan se tekniku portugez është duke i bërë planet për transferimet e verës.

Megjithatë mbetet të shihet se çfarë do të ndodhë pas përfundimit të këtij sezoni mbetet të shihet, pasi që në klauzolën e Van Gaal me Unitedin shkruan se në rast se Djajtë e Kuq nuk arrin të kualifikohen në Ligën e Kampionëve atëherë do të shkarkohet dhe anasjelltas merr besimin e ekipit edhe për një vit.
Kujtojmë se për shërbimet e Mourinhos kohë më parë është përfolur edhe emri i ekipit të Real Madridit dhe PSG-së. /Telegrafi/