Site icon Telegrafi

Mourinho beson se Allardyce është njeriu i duhur për Anglinë

Jose Mourinho beson se Sam Allardyce është personi i duhur për punën e menaxherit të Anglisë dhe i ka uruar atij fat të mirë.

Shoqata e Futbollit të Anglisë është e vendosur për të konfirmuar trajnerin e  Sunderlandit, Sam Allardyce, si pasuesin e Roy Hodgson, teksa trajneri i Manchester United beson se është personi i duhur për këtë punë.

“Sam Allardyce është më shumë se i gatshëm për Anglinë. Ai është një motivues i mirë dhe krijon një frymë të mirë të ekipit, i uroj atij më të mirë”, ka thënë Mourinho.

Lexo po ashtu Carrick lëvdon Mourinhon dhe metodat e tij

“Unë mendoj se ai është personi i duhur për këtë. Unë mendoj se ai është një zgjedhje e mirë, por mendoj se ai ka nevojë për mbështetje”.

“Unë mendoj se ai mund të bëj më mirë në lidhje me këtë, sepse përvoja ime në vendin tuaj tregon se në botën e futbollit ju mund të bëni pak më mirë”, përfundoi trajneri portugez. /Telegrafi/

Exit mobile version