Telegrafi

Mourinho bën gati katër shitje te United

Jose Mourinho nuk bën dhurata për askënd edhe pse momentalisht jemi në atmosferë festash.

Trajneri portugez ka mbajtur shënime të rëndësishme gjatë pjesës së parë të sezonit dhe tashmë ka ardhur koha për të marrë edhe vendime të rëndësishme.

Ai ka ndërtuar një listë të zezë me emrat që pritet të largohen gjatë dimrit dhe këtu nuk bëhet fjalë për lojtarë pa emër, por për individë që kanë treguar se mund të thyejnë ekuilibrat e ndeshjeve.

Njëri prej tyre është padyshim Bastian Schweinsteiger. Marrëdhënia me gjermanin nuk u konsolidua asnjëherë dhe tashmë mesfushori duhet të bëjë gati valixhet pasi “Special One” nuk e shikon titullar në Manchesterin e tij.

Schwein u rikthye në ndeshjen e Kupës së Ligës kundër West Ham, por pozitat e tij nuk ndryshuan aspak, tashmë është zyrtarisht në shitje.

I dyti në listë është Memphis Depay. 22-vjeçari holandez u ble për 30 milionë euro nga PSV Eindhoven por pas një viti është zhdukur nga radarët. Këtë sezon është aktivizuar vetëm 20 minuta. Një tjetër emër me valixhet në dorë është edhe Marouane Fellaini.

Belgu i kontestuar gjatë edhe nga tifozët ka filluar të mendojë për një transferim të mundshëm në Milano ku Inter dhe Milan e presin me krahë hapur. I fundit në listë është Morgan Schneiderlin, i cili ka kërkuar të largohet një orë e më parë.

Francezi ka gjetur gjuhën e përbashkët me Mourinhon dhe është në pritje për të mësuar të ardhmen e tij një vit pas transferimit të bujshëm te Manchester United.