Manchester United dhe Sevilla kanë barazuar pa gola në takimin e parë të 1/16 finales së Ligës së Kampionëve.
Pas takimit ka folur trajneri i Djajve të Kuq, Jose Mourinho, i cili ka befasuar të gjithë me veprim gjatë intervistës për BT Sports.
Në fakt, “Speciale One” në pyetjen rreth performancës së Paul Pogbas, ai i është përgjigjur duke i kërkuar gazetarit ta përqafon.
“Scott McTominay played very well…”
“Can I hug you?! Thank you, thank you!”
“No more Pogba questions!” ?@DesKellyBTS and José Mourinho hug it out after the match ? pic.twitter.com/OFIIhkYLyZ
— Football on BT Sport (@btsportfootball) February 21, 2018
“Boll më me pyetjet për Paul Pogban. Mund të të përqafoj”, iu drejtua portugezi gazetarit veteran britanik.
Natyrisht, Dess Kelly nuk e ka refuzuar këtë kërkesë të çuditshme të trajnerit, i cili njihet për befasi të kohëpaskohshme.
Ai më tutje ka pohuar se kanë marrë një rezultat që lë gjithçka të hapur për takimin e dytë. Neve në ndeshjen e radhës nuk na duhet ndonjë fitore spektakulare me dy ose tre gola diferencë. Thjesht duhet të fitojmë. E di që Sevilla ka eksperiencë dhe kualitet”, ka thënë ndër të tjerash Mourinho.
Kujtojmë se takimi i radhës mes këtyre dyja skuadrave do të zhvillohet më 13 mars në Old Trafford. /Telegrafi/
A spikey Jose Mourinho really didn’t like being asked about Paul Pogba after Manchester United’s 0-0 draw in Seville. pic.twitter.com/sysFSeaarO
— RTÉ Soccer (@RTEsoccer) February 21, 2018