Jose Mourinho e ka cilësuar si të mirë ndeshjen e skuadrës së tij ndaj Rostovit.
Manchester United nuk ka mundur të marr më shumë se një barazim 1-1 në udhëtimin e tyre në Rusi.
Por sipas trajneri të ‘Djajve të Kuq’, Mourinho, skuadra e tij luajtën mirë, por ishte e pamundur të bësh lojë më të mirë e më shumë pasime në një fushë të tillë.
“Ishte një performancë shumë e mirë duke pasur parasysh fushën ku luajtëm”, ka thënë fillimisht Mourinho pas ndeshjes.
“Ishte e pamundur për të luajtur më mirë, e pamundur për të luajtur një lojë me shumë pasime”, përcjell Telegrafi.
“Tre mbrojtësit tanë qendror kishin një lojë shumë pozitive”.
“Mesfusha luftuan për golin e dytë dhe u përpoqën për të dhënë diçka”.
“Më kujtohen si një fëmijë disa ndeshje si kjo në Portugali – në liga të ulëta dhe fusha amatore”, përfundoi trajneri portugez. /Telegrafi/