Site icon Telegrafi

Mourinho: Anglia ka aryse që të jetë optimiste

Anglia i ka të gjitha arsyet që të jetë optimiste pas eliminimit prej 2-1 nga Kampionati Botëror.

Kieran Trippier i ka dhënë Anglisë epërsinë në minutën e pestë të ndeshjes në Moskë, por Ivan Perisic dhe Mario Mandzukic i theu zemrat e anglezëve teksa Kroacia kaloi pas vazhdimeve nëf inale.

Duke foluar si analist i platformës RT, Mourinho tha se sheh të ardhme të ndritur për Tre Luanët.

“Anglia ka arsye të qajë sepse ishte afër një suksesi të madh, por po ashtu ajo ka arsye që të jetë optimiste”.

“Ekipi u përmirësua shumë nga paraqitjet në kampionatet e kaluara. Është ekip i ri, shumica e lojtarëve do të luajnë edhe Botërorin e ardhshëm dhe do të kenë më shumë përvojë në nivel të klubeve”, deklaroi Mourinho.

Anglia u mposht 2-1 pas vzhdimeve nga Kroacia, përkundër faktit se kshte epërsinë në fillim të takimit. /Telegrafi/

Exit mobile version