Telegrafi

Moura: Tottenhami mund të fitojë trofe tani me Mourinhon, ai po vendos tek ne mentalitetin fitues

Lucas Moura beson se Tottenham Hotspur mund të pretendojë të fitojë një trofe të shumëpritur me Jose Mourinhon në krye të ekipit.

Trofeu i fundit i Spurs erdhi në Kupën e Ligës në vitin 2008, megjithëse ata arritën në finalen e Ligës së Kampionëve këtë vit nën urdhrat e Mauricio Pochettinos.

Me klubin që përpiqet të shtojë në kabinetin e tyre trofe, Mourinho ka gjetur vetë mënyra për të fituar në çdo klub që ai menaxhon – së fundmi duke fituar Ligën e Evropës në sezonin 2016-17 me Manchester United.

Tani në Tottenham, Moura është i bindur që Mourinho do të ndihmojë klubin të përfundojë thatësirën e trofeve ndërsa kërkon të nxisë një mentalitet fitues.

Lexo po ashtu Mourinho: Tifozët e Tottenhamit nuk më duan ende, por më pranojnë

“Të gjithë janë të entuziazmuar që të punojnë me të. Sigurisht që ai është një emër i madh, një ndikim i madh për të gjithë”, ka thënë fillimisht Moura.

“Të gjithë e dinë karrierën e tij, sa i mirë është, sepse ai ka fituar trofe në çdo klub ku ka punuar”.

“Tani është një mundësi e madhe për ne të mësojmë prej tij dhe ne kemi gjithçka që na nevojitet – një trajner shumë i mirë që ka shumë përvojë dhe shumë për të sjellë”.

“Unë me të vërtetë besoj se ne mund të fitojmë një trofe tani”.

Lexo po ashtu Kane: Dua të fitoj trofe, me Mourinhon mund t'ia dalim

“Secili trajner ka një mentalitet të ndryshëm. Ai gjithmonë flet me ne, përpiqet të vendosë në mentalitetin tonë se jemi të fortë, se jemi një klub i madh, se jemi fitues”.

“Ai përpiqet ta vendosë këtë mentalitet tek ne dhe më pas, në mënyrë taktike, hap pas hapi, filozofinë e tij. Por, veçanërisht ai dëshiron ta vendosë këtë mentalitet – një mentalitet të fortë, fitues – tek ne dhe që ne mund të fitojmë”, përfundoi ylli brazilian. /Telegrafi/