Lucas Moura ka folur për klubin e tij, Tottenham Hotspur, të cilin e ka cilësuar më të madh se ish-klubi Paris Saint-Germain.
Ylli brazilian ka zhvilluar një ndeshje të mirë në humbjen në penallti nga Barcelona në kuadër të International Champions Cup.
Në këtë vit, Moura do të luaj nga fillimi i kampionatit për Spurs pasi te anglezët erdhi vetëm në gjysmë të sezonit 2017/18 dhe hasi në vështirësi.
Transferimin te Spurs e cilëson si një mundësi të madhe për të luajtur në një kampionat më të fortë, ndërsa klubin londinez e quan si më të madh se PSG.
“Doja të luaja në një kampionat tjetër dhe të vija këtu ishte një mundësi e madhe për mua të luaja në ligën më të mirë në botë”, ka thënë fillimisht Moura.
“Tottenham është një klub i madh, ndoshta më i madh në strukturë sesa PSG. Unë jam i impresionuar për këtë dhe kam qenë i lumtur që kam ardhur këtu”.
“Tani jam i gatshëm të jap më të mirën sepse do ta bëj tërë sezonin e parë me ekipin”.
“Kjo është e rëndësishme, sepse këtu është shumë e ndryshme. Liga Premier është shumë e vështirë, kështu që do të jem më i gatshëm të tregoj talentin tim”, përfundoi braziliani. /Telegrafi/
Some STUNNING skills from Lucas Moura here! 😍 pic.twitter.com/GCiLzu8RQi
— GOAL (@goal) July 29, 2018