Telegrafi

Mou te Unitedi se bashku me këtë lojtar të PSG-së

Jose Mourinho raportohet se ka kontaktuar me sulmuesin Zlatan Ibrahimovic për një kalim të mundshëm të tij nga Paris Saint-Germaini te Manchester Unitedi në fund të këtij sezoni.

Pritet që portugezi të drejtojë Unitedin nga sezoni i ardhshëm dhe me të te “Djajtë e Kuq” të vijë edhe sulmuesi veteran, i cili shkëlqeu nën drejtimin e Mourinhos sa ishte pjesë e Interit.

Sipas Le10Sport, Mourinho është i vendosur që ta sjellë Ibrahimovicin në Premier Ligë dhe tashmë ka folur me sulmuesin, transmeton Koha.net

Ibrahimovic, 34-vjeçari, u transferua te PSG-ja nga Milani në vitin 2012, duke u bërë golashënuesi më i mirë në histori të klubit.