Menaxheri i Manchester United, Jose Mourinho, thotë se fitorja ndaj Southamptonit ka mundur të jetë më e thellë.
Ibra shënoi dy herë për t’i dhuruar fitoren Djajve të Kuq. .
“Ne ishim mjaft të mirë dhe merituam fitoren dhe që të kemi kontrollin mbi sfidën”.
“Unë e di se ka pasur momente që ata kanë pasur posedimin, por ata nuk krijuan shumë raste të rrezikshme dhe kishim kontrollin. Rezultati mund të ishte më i lartë”, deklaroi Mourinho.
Ai ka lëvduar paraqitjen e Paul Pogbas, duke thënë se gjithçka ishte shumë e mirë. /Telegrafi/