Paraqitja e parë e Jose Mourinhos, si menaxher i Manchester Unitedit, mund të jetë në gjyq.
Mourinho pritet të thirret në Gjykatën e Punësimit në Londër për të dalë si dëshmitar rreth konfliktit verbal me ish-mjeken e Chelseat, Eva Carneiro.
Kjo e fundit në një ndeshje futbollistike të Ligës Premier ishte futur në fushë për t’i dhënë ndihmë Eden Hazardi, e cila ka bërë që të nervozohet Mou, transmeton Telegrafi.
Ndërkaq, Carneiro ende është duke kërkuar falje publike nga ana e trajnerit të papunë portugez, kurse seanca e parë gjyqësore do të mbahet më 6 qershor.
Kujtojmë se Mourinho për mjeken Carneiro ka thënë se është “impulsive dhe naive” pas ndeshjes së parë të sezonit 2015/16. /Telegrafi/