Telegrafi

Motrat japoneze u shpallën nga Guiness si binjaket më të vjetra në botë

Dy motra japoneze janë certifikuar nga Guinnes si binjaket më të vjetra identike në botë, mbi 107 vjet e 300 ditë.

Sipas BBC, përcjell Telegrafi, Umeno Sumiyama dhe Koume Kodama kanë thyer rekordin i cili u vendos herën e fundit nga motrat binjake japoneze Kin Narita dhe Gin Kanie.

Umeno dhe Koume, kanë lindur më 5 nëntor 1913 në ishullin Shodoshima, dhe përshkruhen si gra të shoqërueshme

Njoftimi u bë të hënën për të përkuar me festën kombëtare në Japoni – Respekti për Ditën e Moshës.

Për shkak të situatës aktuale me COVID-19 dhe si masë paraprake, motrave – të cilat jetojnë në pjesë të ndryshme të Japonisë – iu dërguan certifikatat e tyre zyrtare për t’iu prezantuar nga stafi në shtëpitë e tyre të veçanta të kujdesit. /Telegrafi/