Poezi e Darko Cvijeticit
E përkthyeme prej Agron Shalës
Aidën e bankave t’shkollës për t’parën herë e kam pa n’vjetin 2001
N’Holandë jetojke ajo, e martueme me nji gjerman
Çikat i kanë t’rritne
Kah fundi i vjetit e lajmëruen se vëllanë ia paskan identifikue n’nji varrezë masive
Ajo i varrosi do eshtna t’tij
Herën e dytë jam pjekë me te me 2005
Edhe këtë herë ia kanë gjetë vëllanë
Edhe me 2008 e kanë thirrë –
në nji varrezë t’re masive zhvarrosën edhe diçka prej vëllait t’saj
Me 2015 ajo ka ken’ ma e heshtun e shumë ma e lodhun
Edhe nji herë e gjetën, pëshpërit e m’drejtohet
Deri kur kështu, për çdo katër-pesë vjet?
Çka me bâ, shoku jem i shkollës, vjetin tjetër po gjetën edhe diçka prej vëllait têm?
E varrin e kam t’mbushun plot.