Portugezi Cristiano Ronaldo shkaktoi kaos të vërtetë në Manchester United pasi shkoi në dhomën e zhveshjes para përfundimit të ndeshjes me Tottenhamin (2-0), dhe menjëherë më pas u largua nga stadiumi dhe nuk e festoi fitoren me shokët e skuadrës.
Mediat angleze e kritikuan ashpër lojtarin, por motra e tij Elma Aveiro ka zbuluar detaje interesante në Instagram.
Ajo pretendon se trajneri Erik Ten Haag, e ka ngrohur portugezin nga minuta e 35-të dhe në fund nuk e ka futur në lojë, gjë që është shumë poshtëruese për një nga futbollistët më të mirë të të gjitha kohërave.
“Cristiano Ronaldo po ngrohej që në minutën e 35-të e pjesës së parë dhe trajneri në fund vendosi ta fuste në lojë Elangan, dhe jo atë. Sa e neveritshme është dhe aq më tepër për një lojtar si ai, e dinë vetëm ata që luajnë futboll në këtë nivel, dhe kjo është arsyeja pse shkoi në dhomën e zhveshjes para fishkëllimës së fundit”.
“Cristiano luajti 695 minuta këtë sezon, që nuk janë as tetë ndeshje të plota dhe gjithmonë ka pasur rastin në fund, ndaj e ka të pamundur të ketë vazhdimësi, të rrisë ritmin dhe të tregojë se çfarë është i aftë”.
“Cristiano nuk ka nevojë të dëshmojë asgjë, Erik Ten Hag ende duhet të tregojë diçka në futboll dhe ta mbajë fjalën kur tha se e do Ronaldon në ekip dhe do ta përdorë. Jo se ai respekton karrierën e tij, pasi për këtë arsye ai e futi në skuadër në një disfatë të rëndë kundër Man Cityt”.
“Do të shohim se çfarë do të ndodhë në ndeshjen e radhës kundër Chelseat. Kanë mbetur edhe shtatë ndeshje deri në fillimin e Botërorit”, ka shkruar Elma.
Meqë ra fjala, kjo është hera e dytë që Ronaldo largohet nga një ndeshje nën Ten Hag para fundit të saj, pasi ka bërë të njëjtën gjë në pjesën e parë të një miqësore kundër Rayo Vallecanos, kur ai u zëvendësua./Telegrafi/