Motra e sulmuesit të zhdukur Emiliano Sala, Romina, ka bërë një kërkesë për policinë që mos t’i ndal kërkimet për gjetjen e vëllait të saj.
Autoritetet angleze dhe franceze kanë konfirmuar se kërkimi për aeroplanin e zhdukur që mbante sulmuesin e Cardiff Cityt, Emiliano Sala, janë mbyllur, pa pasur një rezultat.
Megjithatë, kjo mbyllje e kërkimeve e ka lënduar motrën e sulmuesit argjentinas, e cila lutet mos t’i ndalin kërkimet.
Motra e Emilianos, Romina ka kërkuar që të vazhdojnë kërkimet pasi vëllai i saj është luftëtar dhe nuk dorëzohet lehtë.
Roma beson ende se vëllai i saj dhe piloti janë gjallë diku në mes të kanalit në idhujt midis Anglisë dhe Francës.
Emiliano Sala's sister Romina wants the search for her missing brother to carry on.
For more on the search for Emiliano Sala: https://t.co/wAdRWTx8PI pic.twitter.com/E9ZwFFcOXE
— Sky News (@SkyNews) January 24, 2019
“Ju lutem, ju lutem dhe ju lutem mos e ndaloni kërkimin për të”, ka thënë fillimisht mes lotësh Romina për Sky News.
“Falënderoj klubin dhe të gjithë për kërkimin e Emilianos, por ju lutem mos i ndalni kërkimet”.
“Nga thellësia e zemrën time e di se vëllai im Emiliano është një luftëtar dhe se ai dhe piloti i tij janë diku në mes të kanalit”.
“Ata nuk dorëzohen asnjëherë, ju lutem mos i ndalni kërkimet”, ka përfunduar Romina Sala. /Telegrafi/