Telegrafi

MotoGP, Marquez: Honda gaboi me gomat

Marc Marquez e sheh gotën gjysmë bosh pas çmimit të madh të Anglisë, ku e mbylli garën në vendin e katërt, duke humbur vetëm tri pikë karshi rivalit të tij italian, Valentino Rossi, që është kërcënimi i vetëm për vendin e dytë. Sipas spanjollit të Hondas, strategjia e ndjekur nga skuadra për sa u përket gomave, ishte e gabuar.

“Ishte një garë shumë impenjative e cila mund të përfundonte në mënyra të ndryshme. Gabuam në përzgjedhjen e gomave. Para se të niste gara menduam se bëmë zgjedhjen e duhur, por më pas e kuptova se nuk ishte më e mira”.

“Mu desh të jepja maksimumin në këtë situate të krijuar dhe të rivalizoja me Valentinon, që është piloti që më shqetëson më shumë për kampionatin. Në fund humba vetëm tri pikë dhe mund të them se jam i kënaqur”, ka thënë ai, transmeton SuperSport.

Marc Marquez në garën e Britanisë së Madhe. (Getty Images)

Mund të kishte fituar më shumë terren ndaj vendit të parë, por me 37 vite mbi shpinë Valentino Rossi nuk mund të bënte më shumë. Doktori theksoi se çmimi i madh i Anglisë ishte një betejë e ashpër, ku nuk u dorëzua për asnjë çast dhe në fund ndihej i kënaqur për faktin se kishte mundur të siguronte një vend në podium.

Për Maverick Vinales, suksesi i parë në karrierë në klasin mbretëror i dedikohet punës së madhe si skuadër. Shkalla më e lartë e podiumit në Silverstone, ishte një ëndërr e bërë realitet, por 21-vjeçari premtoi se do të dhurojë të tjera kënaqësi Suzukit.