Llapjanët janë bërë me një klub të ri sportiv, pasi motoçiklistët e këtij vendi kanë themeluar klubin “Motocross Llapi”.
Klubi ka filluar funksionimin dhe ka ftuar dashamirësit e këtij sporti që të bashkohen me ta.
“Të dashur marakli të motoçikletave, ju njoftojmë se tashmë zyrtarisht kemi hapur klubin e motokrosit “Motocross Llapi” me lokacion në (Podujevë). Ju ftojmë dhe inkurajojmë që të bëheni pjesë e jona” thuhet në njoftimin e klubit të ri.
Në ditët në vijim do të ketë më shumë lajme rreth funksionimit dhe aktiviteteve. /Telegrafi/