Site icon Telegrafi

Motoçiklisti britanik, Ben Godfrey humb jetën në një aksident tragjik

Ben Godfrey (Foto: DailyMail)

Motoçiklisti Ben Godfrey që bënte gara në ‘British Superbike Championship’ ka humbur jetën, pasi është përfshirë në një aksident në Donington Park.

Gjatë evenimentit ‘No Limits Track Days’, motoçiklisti profesionist ka rënë nga motoçikleta e tij në pistën që ndodhet në Leicestershire. Ai ishte 25 vjeçar.

Në njoftimin zyrtar thuhet se Godfrey është përplasur me një motoçikletë tjetër dhe ka rënë nga motoçikleta e tij.

(Foto: Daily Mail)

“Tragjikisht, ai pësoi lëndime serioze dhe përkundër ndihmës së menjëhershme mjekësore, iu është dorëzuar lëndimeve shumë shpejt”, thuhet në njoftim.

Kolegë dhe bashkëpunëtorë të shumtë kanë shprehur ngushëllime për humbjen e Godfrey më moshë aq të re. /Telegrafi/

Exit mobile version