Marc Marquez i përgjigjet fitores së Andrea Doviziosos në Katar, teksa triumfoi në garën për Çmimin e Madh të Argjentinës, në Botërorin e Moto GP. Piloti spanjoll i Hondas ishte dominues në pistën ‘Termas de Rio Hondo’, ku së fundmi ka pasur jo pak probleme.
Kampioni në fuqi i botës zhvilloi një garë më vete, pasi e dominoi atë nga fillimi deri në fundin e saj duke siguruar suksesin e tretë të tij në tokën argjentinase.
Marc Marquez has cruised to victory at the #ArgentinaGP with Valentino Rossi 2nd and Andrea Dovizioso rounded off the podium 🇦🇷🏍️pic.twitter.com/aIsltmomJB
— SuperSport 🏆 (@SuperSportTV) March 31, 2019
Ndërsa Marquez garonte i qetë në krye, pas tij spektakli nuk mungoi dhe protagonistë u bënë dy italianët Valentino Rossi dhe Andrea Dovizioso, transmeton Top Channel.
Piloti i Yamahas doli fitues nga dueli me bashkëkombësin e tij, të cilin e parakaloi në xhiron e fundit, duke u pozicionuar në vendin e dytë pas Marquez, me të cilin shtrëngoi edhe duart pas garës.
https://www.youtube.com/watch?v=Yycy4OVHLEM
Dovizioso me Ducatin e tij u detyrua të kënaqej me vendin e tretë këtë radhë, një pozicion që gjithsesi ka shumë vlera për të në objektivin e tij për titullin botëror. Pas Doviziosos, në vendin e katërt u rendit Jack Miller, i ndjekur nga piloti i Suzukit, Rins, në të pestin, me këtë të fundit që e nisi garën nga vendi i 16.
Fitorja në garën e Argjentinës i jep mundësinë Marc Marquez të marrë kryesimin në renditjen e përgjithshme për pilotë, me 45 pikë, katër më shumë sesa Dovizioso në vendin e dytë, ndërkohë që i treti është Valentino Rossi.