Kampioni i Moto Gp-së, Marc Marquez ka thënë se vështirësit që ka hasur sivjet nuk kanë të bëjnë asgjë me përshtatjen me motorin e Hondës.
Por me gomat e Michelin, që sipas tij, e para po i nxjerr shumë probleme, për shkak të konstruktit të butë, që nuk i përshtatet stilit të spanjollit, pasi e preferon gomën më të fortë.
“Është e qartë se problemet po më shfaqen me gomën e përparme, pasi motocikleta është në rregull” ka deklaruar Marquez.
Marquez ndodhet në vendin e katërt në plasmanin gjeneral, pas pesë garave. Ai ka një fitore në Austin kurse është rëzuar në Argjentinë dhe në garën e fundit në Le Mans.
Aktualisht kryeson Maveric Vianles me 58 pikë. Gara radhës zhvillohet me datë 4 qershor në Itali.