Një studim i ri i publikuar në faqet e “Reuters Health” tregon se faktorët të cilët i motivojnë njerëzit për të ushtruar me kalimin e kohës nuk janë të njëjtë.
I njëjti studim tregon se është një sfidë shumë e madhe që një individ ta ruajë formën e tij aktive gjatë gjithë kohës, prandaj shpesh ndodh që disa ushtrues të rregullt të heqin dorë nga ushtrimet në mungesë të motivimit të tyre.
Rekomandimet e ekspertëve janë që personat e shëndoshë duhet të bëjnë ushtrime trupore së paku tridhjetë minuta në ditë, në formë të ecjes së shpejtë apo vrapimit të ngadalshëm.