Site icon Telegrafi

Motivimi i Einsteinit: gjeniu është 1 për qind talent dhe 99 për qind punë

“Nëse A është suksesi jetësor, atëherë A = x + y + z. X = puna, y = argëtimi, ndërsa z = të dini se kur duhet të heshtni” – ka thënë Einstein.

Për humor dhe motivim të mirë dëgjoni muzikën e cila ngre adrenalinën dhe lexoni libra.

Çdoherë kur “bllokoheni” lexoni një nga 13 citatet motivuese, të cilat do t’jua lehtësojnë ditët e vështira në punë dhe harroni negativitetin, i cili redukton produktivitetin, transmeton Telegrafi.

1. “Për të qenë të motivuar, në punë duhet të gjeni kënaqësi”;

2. “E meta në sjellje bëhet e metë e karakterit”;

3. “Kurrë mos e injoroni vlerën e intuitës”;

4. “Problemet nuk zgjidhen me mënyrën e njëjtë të të menduarit, me te cilën i kemi krijuar”;

5. “Sekreti i kreativitetit është të dini ta fshihni se nga vjen ai”;

6. “Ai që nuk ka gabuar kurrë, nuk ka guxuar të provojë kurrë diçka të re”;

7. “Intelektualët zgjidhin problemet, ndërsa gjenitë i parandalojnë”;

8. “Janë tri rregulla për punën: në kaos gjeni thjeshtësinë, në hallakamë harmoninë, ndërsa në probleme – rastin”;

9.  “Ekziston arsyeja pse ekziston kureshtja”;

10. “Çdo gjë do të duhej të bëhej shumë thjesht, por jo edhe më thjesht”;

11. “Imagjinata është shumë më e rëndësishme se dituria”;

12. “Gjeninë e bën 1 për qind talenti dhe 99 për qind puna e mundimshme”.

13. “Forca gjithonë tërheq njerëzit me moral të ulët”!

/Telegrafi/

Exit mobile version