Telegrafi

Motivim i rrallë: Dries Mertens luan për ekrane televizive

Sulmuesi belg Dris Mertens ka një motiv të veçantë në Kupën e Botës.

Një kompani belge u ka ofruar konsumatorëve televizione të reja në formë rimbursimi nëse “Djajtë e Kuq” arrijnë së paku të shënojnë 16 gola në Botëror.

Për momentin ata janë në rrugën e duhur duke qenë përzgjedhja më efektive pas fazës grupore të kampionatit dhe Mertens është ndër më të merituarit e këtij suksesi.

“Miqtë e mi kanë blerë ekrane televizive dhe mendoj për këtë. Me cilësitë e Lukakut dhe Hazardit, konsideroj se ne mund të shënojmë shumë gola gjatë kampionatit. Gjithçka po shkon në mënyrë të përkryer dhe ne dëshirojmë të japim shumë gola”, tha sulmuesi i Napolit.

Belgjika gjithashtu konfirmoi veten në çerekfinale pas triumfit kundër Japonisë me rezultat 3:2, megjithëse ishte në disavantazh prej dy golave.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet rreth Kupës së Botës

Për momentin, Mertens dhe shokët e skuadrës kanë arritur 12 gola, katër më pak se sa duhet që miqtë e Dris të marrin paratë që kanë investuar në ekranet televizive.

Ndryshe, Belgjika takimin e radhës do ta zhvillojë gjatë ditës së premte (6 korrik) kundër Brazilit. /Telegrafi/