Site icon Telegrafi

Moti i ligë shkakton prishje, KEDS punëtorë dhe makineri shtesë në terren

Moti i ligë dhe erërat e forta po vazhdojnë të shkaktojë prishje në rrjetin elektrik anekënd vendit. Rajoni i Dukagjinit, përkatësisht Peja, Prizreni dhe Gjakova, është më i afektuari sot, por edhe Prishtina si dhe disa dalje ne Mitrovicë.

KEDS përmes një komunikate ka bërë të ditur se ka shumë shtylla të thyera dhe përçues të këputur, dhe se për këtë arsye janë angazhuar ekipe shtesë për t’i sanuar prishjet në kohë më të shkurtër.

KEDS kërkon nga të gjithë që nëse shohin ndonjë shtyllë të thyer, përçues të këputur apo ndonjë anomali tjetër në rrjet, ta fotografojnë menjëherë atë dhe ta dërgojnë në kanalet e komunikimit të KEDS-it, përkatësisht emalin contactcenter@keds-energy.com apo në faqen e KEDS-it në Facebook, KEDS Energy.

Prishjet apo anomalitë tjera eventuale mund të lajmërohen edhe në numrat kontaktues 038 501 701 1000 dhe 038 791 000, në mënyrë që ekipet që të detektonin prishjet në afat shumë më të shkurtër. /Telegrafi/

Exit mobile version