Emiratet e Bashkuara Arabe përjetuan mot të ashpër me shi të dendur dhe stuhi që goditën disa pjesë të vendit.
Dubai u përball me ndërprerje në transport, me rreth 13 fluturime që erdhën në qytet të devijuara në aeroportet e afërta.
Në Abu Dhabi gjatë natës janë vërejtur stuhi rrufe të shoqëruara me reshje të dendura shiu, transmeton Telegrafi.
Shi i rrëmbyeshëm u raportua gjithashtu në Al Ain në jug të vendit, duke çuar në mbyllje të rrugëve.
Autoritetet në të gjithë Emiratet e Bashkuara Arabe lëshuan paralajmërime duke u kërkuar njerëzve të qëndrojnë brenda, të shmangin plazhet dhe të vozisin me kujdes.
Qendra Kombëtare e Meteorologjisë paralajmëroi për vazhdimin e kushteve të paqëndrueshme të motit, me reshje të dendura shiu dhe stuhi gjatë gjithë fundjavës. /Telegrafi/