Prishtina Weather raporton se dielën do të mbajë mot më i ngrohtë dhe kryesisht me diell.
Ditën e hënë do të mbajë mot i nxehtë me diell dhe vranësira. Në orët e pasdites nuk përjashtohet mundësia që rreth viseve malore të ketë riga lokale shiu dhe bubullimë.
Në ditët e para të muajit gusht parashihet të mbajë mot i nxehtë dhe kryesisht me diell.
Temperaturat e ajrit do të shënojnë rritje mbi vlera mesatare, por që do të jenë normale për këtë periudhë kohore.
Minimalet do të sillen nga 14C deri në 16C, e maksimalet nga 31C deri në 33C, e në Dukagjin edhe deri në 35C.
Era do të fryjë mesatarisht nga verilindja 2-8m/s
Shtypja atmosferike do të shënojë rritje mbi vlera normale dhe do të mbetet stabile përgjatë kësaj periudhe pesë ditore. /Telegrafi/