Site icon Telegrafi

Mot i mirë nuk parashikohet as këtë vikend

Mot me diell dhe vranësira të pjesshme do të shoqërojnë vendin gjatë këtyre dy ditëve të fundjavës.

Temperaturat minimale do të lëvizin nga 9-11 gradë Celsius, derisa të njëjtat në viset malore do të lëvizin ndërmjet 6-8 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës do të lëvizin nga 22-24 gradë Celsius të shtunën dhe 25-27 gradë Celsius ditën e diele, thuhet në njoftimin e Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës.

Era do të fryjë nga drejtimi i veriut dhe veriperëndimit. Era do të jetë lehtë deri mesatare.

Shtypja atmosferike vazhdon të mbetet e lartë mbi vlerat e normales. /Telegrafi/

Exit mobile version