Site icon Telegrafi

Mosha ideale për t’u martuar, nëse nuk doni të përfundoni në divorc

Rreziku për një divorc të mundshëm fillon e rritet në moshën 20-vjeçare, por, në moshën 30-vjeçare ky rrezik sa vjen e ulet.

Sipas një studimi të realizuar së fundmi, njerëzit duhet të martohen në moshat 28-32 vjeçare, nëse nuk duan të përfundojnë në divorc, të paktën jo në 5 vitet e para të martesës.

Studimi i nisur nga Nick Wolfinger, sociolog në Universitetin e Utah-ut, hedh poshtë mitin, sipas të cilit, sa më të pjekur dy persona, aq më të pakta janë shanset për t’u ndarë.

Martesat e lidhura në të 20-tat kanë më shumë mundësi për të përfunduar në divorc; shanset ulen ndërsa i afrohemi të 30-ave, për t’u rritur sërish kur shkojmë drejt të 40-ave.

Megjithatë, nëse e keni kaluar moshën 28-32 vjeçare, nuk keni pse shqetësoheni, apo të nguteni për të gjetur njeriun e jetës. Ai do të vijë në momentin e duhur, këto janë thjesht statistika.

Ka disa arsye të rëndësishme se përse njerëzit që janë në fund të viteve njëzet dhe në fillim të tridhjetave, kanë gjasa të fillojnë një marrëdhënie që zgjat më shumë.

Kjo sepse personat në fjalë janë mjaft të pjekur për të kuptuar nëse vërtetë e duan dikë apo janë të verbuar vetëm nga hormonet. Gjithashtu këta njerëz kanë bërë zgjedhje të rëndësishme gjatë jetës së tyre dhe kanë marrë përgjegjësi.

Në anën tjetër ata nuk janë shumë të moshuar dhe mosha e tyre është ideale për fillimin e një eksperience të re në jetë siç është martesa. /Telegrafi/

Exit mobile version