Poezi nga: Natalya Gorbanevskaya
Përktheu: Maksim Rakipaj
Mos u trishto dhe mos ki frikë,
Dhe sidomos, mos u brengos.
S’e di kush, kur vjen ajo ditë,
Kur shefat do të vendosin
Engjëlli yt flatrat të palosë.
Askush s’e di ditën, as orën,
Kur nga ky burg ka për të dalë,
Ndaj psherëti dhe mbyll gojën,
Si me qenë një korb i bardhë.
M’e frikshme do t’jetë bota, më plakë.